Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, ka folur përpara hetuesve bë lidhje me automjëtin “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthjellës.
Në deklarimet e tij, Rraja mohon të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaron se “Audi” është në pronësi të saj dhe jo të tij.
Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar kthjellën në blerjen e automjetit luksoz.
“Kam pasur marrëdhënue miqësie ne Kthjellen, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë në emër mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milonë lekë të vjetra në vit. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post