Kryeministri Rama shkruan se rruga Tiranë-Sarandë do të shkurtohet me 3 orë. Sipas Ramës, puna për të ndërtuar tunelin po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
“Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.
Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, – shkruan Rama.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post