Reali i Madridit është gjysmëfinalisti i parë i kompeticionit të “Uefa Champions League” duke eleminuar në këtë fazë skuadrën e Bajernit të Mynihut.
Finalja e tretë rradhazi për madrilenët ku në dy të parët kanë fitimtar dhe do të kërkojnë që dhe këtë vit të bëjnë të njëjtën gjë.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Zinedine Zidane barazoi në sfidën e dytë gjysmëfinale në “Santiago Bernabeo” me rezultatin 2-2, por u kualifikuan për në finale pasi kishin fituar në sfidën e parë në “Allianz Arena” me shifrat 1-2.
90 minutat e mbrëmjes së sotmë dhuruan emocione që në minutën e parë dhe deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit ku të dyja ekipet bën një lojë të hapur ku golat dhe spektakli nuk munguan.
Takimi nisi në mënyrë të shkëlqyer për Gjermanët të cilët që në minutën e tretë kaluan në epërsi me anë të anë të Kimish që goditi saktë brenda zonës për të mposhtur Navas. Megjithatë, Reali nuk do të demoralizohej vetëm pas 8 minutash Karim Benzema barazpeshin gjithçka duke i shpëtur mbrojtjes së Bajernit për të shënuar me kokë me portën e boshatisur.
Bajerni vijoi të ishte më kërkues në 45 minutat e para për të gjetur golin e dytë ku në harkun e dy minutave në të 31-të Tomas Myler humbet një rast të artë brenda zonës duke mos goditur në mënyrë të saktë për tu ndalur nga Navas dhe në të 33-tën Levandovski dhe Rodriguez janë të pafat në tentativat e tyre për të kaluar në epërsi skuadrën e tyre duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.
Në pjesën e dytë Reali e nis takimin në mënyrën më të mirë të mundshme ku që në minutën e parë Benzema shënon golin e tij të dytë për “Los Blancos” dhe të dytin personal në këtë takim, që u ndihmua nga një gafë e portierit Ulreich që i dhuroi golin e epërsisë madrilenëve.
Por, seria e golave nuk do të mbaronte pasi do të ishte rradha e mesfushorit James Rodruguez që në minutën e 63-të të rihapte sërish ndeshjen duke barazuar rezultatin. Kolumbiani shënoi një gol të bukur duke mos festuar për arsyen se më parë ka pasur të veshur fanellën e Realit.
Në minutat në vijim Bajerni u përpoq të gjente golin e kualifikimit, por e kishte të pamundur pasi Reali arriti që të mbrohej mjaft mirë duke administruar në mënyrë të duhur rezultatin që i dha kualifikimin për në finalen e madhe që do të zhvillohet në Ukraninë në Kiev.
Nesër në mbrëmje do të mësohet dhe finalisti i dytë që do sfidojë Realin në finalen e 26 majit.
Diskutime rreth kësaj post