Reali i Madridit ka arritur që të fitojnë duelin e parë të fazës së çerekfinales kundër skuadrës së Bayernit të Mynihut.
Skuadra e drejtuar nga, Zinedin Zidane, fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2 në “Allianz Arena”, duke hedhur një hap të rëndësishëm për tu kualifikuar për në fazën e gjysmëfinaleve.
Sfida e luajtur në gjermani ishte mjaft emocionuese dhe spektakolare, ku nuk munguan golat, penalltitë dhe kartonat e kuq.
Kampionët e gjermanisë arritën që të kalonin në avantazh që në minutën e 25-të me anë të Arturo Vidal që shënoi një gol mjaft të bukur me kokë.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit është sërish Vidal që kishte rastin e artë për të dyfishuar rezultatin duke gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për “Los Blancos” ku që në minutën e 47-të Kristiano Ronaldo barazon shifrat.
Ndeshja u bë më e lehtë për madrilenët pasi Bayerni mbeti me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të Havi Martinez në minutën e 61-të.
Goli i fitores për Realin u shënua sërish nga Ronaldo në minutën e 77-të duke i dhënë një sukses të rëndësishëm ekipt të tij që pret i qetë ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeo”.
Ndërkohë, sfida tjeër mes Atletico Madridit dhe Leicesterit u mbyll me rezultatin 1-0.
Golin e fitores për skuadrën e Diego Simeones e shënoi Greizman me anë të një 11-metërshi.TEMA
Goli i Pare i shenuar nga Vidal.
Goli i dyte i shenuar nga Ronaldo.
Goli i trete i shenuar nga Ronaldo
Diskutime rreth kësaj post