Reali i Madridit, e ka mbyllur këtë sezon të La Ligës me nje barazim 0-0 në shtëpi kundër Real Betisit, ku skuadra e Ançelotit pavarësisht se pati disa raste nuk arriti të gejnte rrugën e rrjetës, kushtëzuar edhe nga mendimet për ruajtjen e energjive për finalen e Championsit kundër Liverpulit.
“Los Blancos” e mbyllin kështu kampionatin në vendin e parë me 86 pikë.
Në sfidën tjetër Rajo Vajekano e Ivan Balliut është mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Levante e cila ishte e rrëzuar matematikisht nga La Liga që një javë më parë.
Rajo e mbyll kështu në vendin e 12-të të renditjes për momentin në pritje të kundërshtarëve që duhet ende të luajnë.
Diskutime rreth kësaj post