Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues Vetingun.
“Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s’e ndalën dot. Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”, shkruan kryeministri.
PD kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shpalljen antikushtetues të ligjit të Vetingut.
Por pas opinionit të “Venecias”, Kushtetuesja shpalli Vetingun kushtetues.
Votat ishin 6 kundër kërkesës së PD dhe dy pro.
Diskutime rreth kësaj post