Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, njëherësh mamaja e deputetes Rudina Hajdari. Në lidhje me këtë vendin reagoi dhe avokati Ngjela.
“Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova. Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie.
Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të kishte mbrojtje sepse pas vrasjes së Azemit asaj mund t’i kenë dhuruar shumë gjëra. Unë nuk e di, duhet proces i rregullt gjyqësor. Ligji ka karakter formal dhe nuk ja kanë nxjerrë shqiptarët por ndërkombëtarët. Duhet të keni parasysh një gjë,nuk kanë forcë fare KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në lidhje me Vetingun e gjyqtarëve, ata janë të gjithë ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë shqiptar”, u shpreh avokati.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post