Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me thirrjen për dialog nga naftëtaret e Ballshit. Përmes një reagimi në Tëitter, Rama e cilëson lajm të mirë mbylljen e grevës në Ballsh.
Ndërkohë, vetë naftëtarët nuk konfirmojmë mbylljen e grevës, pasi ato kërkojnë dialog. Ai ka konfirmuar nga ana tjetër se do të jetë në Ballsh.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post