Menjëherë pas lirimit nga policia ku qëndroi i ndaluar për afro 1 orë në komisariatin nr 2 në Tiranë, ka reaguar ish-deputeti Kastriot Islami.
Ky i fundit akuzon kryeministrin Edi Rama si autor të vërtetë të ndalimit të tij.
Islami u ndalua për mosmbajtje maske nga policia, ndërsa po bënte ecje nga Kodrat e Liqenit Artificial në mbrëmje.
‘Jam në shtepi…! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë… Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht më izoloi në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta… Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike… ! Me shumë ndoshta do të sqaroj në vijim… Falenderoj të gjithë ata miq që më mbështetën me telefonata dhe mesazhe.’-shkruan Islami.
Diskutime rreth kësaj post