Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi dy ditë më parë se janë duke u hetuar ish presidenti Meta, kryetari aktual i PD-se Berisha dhe familjarët e tij. Por pa përmendur emra tha se nën hetim janë edhe disa politikanë të tjerë dhe ish zyrtarë.
Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, u shpreh në studion e “MCN live”, se ka rënë miti i pandëshkueshmërisë ndaj tyre dhe se politika po bën të pamundurën për ta penguar punën e SPAK.
“Duhen çuar kallëzime penale, në këtë vend ka renë miti i pandëshkueshmerisë, dhe do të bie akoma në muajt në vazhdim.
Këtu kryesorja është se këtu politika po lufton me mish e me thonj, për ta penguar punën e SPAK, s’po lejnë gur pa lëvizur mandej kanë bërë edhe disa akte nënligjore. SPAK nuk e ka mbështetjen e politikës, e kanë zhytur deri këtu duke e humbur në dosje të vogla, dhe po humbasin në gjera të mëdha për ti zgjidhur.
Mos u mundoheni ta dekurajoni, lëreni të bej punën e saj, do ta çojnë dhe metën edhe Berishën, lërini të punojnë institucionet”, u shpreh Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post