Në lidhje me ngjarjen e Bularatit reagoi edhe ish-ministri i Brendshëm, koloneli Dritan Demiraj. Sipas tij asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e policisë është i mbështetur në ligj.
Demiraj shkruan se pavarësisht se humbja e jetës nuk përbën lajm të mirë, në kushte të tilla është domosdoshmëri.
“Të nderuar miq!
Nuk ka asnjë pike dyshimi që operacioni i ndërhyrjes së RENEA-s ka qenë profesional, i planifikuar siç duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave të vendit, kohës dhe forcës së kundërveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat që qëllojnë kundër policisë konsiderohen të tillë).
Në të gjitha procedurat operacionale të njësive speciale në botë, asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e pjesëtarëve të njësisë është i mbështetur në ligj.
Ata që duan të bëjnë politikë në kurriz të sigurisë fizike të personelit RENEA bëjnë një gabim të madh dhe i dekurajojnë djemtë e shkëlqyer të Forcave Speciale.
Sigurisht që humbja e jetës së një shtetasi nuk përbën një lajm të mirë, por në kushte të tilla është domosdoshmëri”, shkruan ai. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post