Kreu i Partisë Demokratike ka ndarë detaje nga takimi në selinë blu me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Grabiel Escobar.
Basha tha se diskutuan me zyrtarin e lartë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga aktualiteti politik shqiptar, e deri te situata në Kosovë.
Kryedemokrati theksoi më tej, se ashtu si SHBA, edhe Shqipëria ka në prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe ai shtoi se PD ka ndërmarrë nisma konkrete në këtë drejtim.
Deklarata e Bashës:
“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Escobar.
Lufta ndaj korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA-ve, është dhe interes i Shqipërisë. Është ajo që PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë në këto 8 vite, që nga dekriminalizimi i politikës, që te ligji për SPAK-un e BKH, të miratuara me iniciativën e opozitës. Të gjitha këto dëshmojnë që PD ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën ndaj korrupsionit. Prioritetet e PD kanë qenë këto, betejat e PD kanë qenë këto.
Me zotin Escobar diskutuam çështjet e aktualitetit politik shqiptar, por edhe për Kosovën. Ia bëra të qartë Escobarit mos cënueshmërinë e Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj se në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen e zotit Escobar. Diskutuam edhe për ecjen para të Shqipërisë në rrugën e reformave, e këtu është dhe ajo që të mos jenë më politikanët e korruptuar. Kjo do të jetë hapi i parë i legjitimitetit të nismave tona”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post