Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas disa shkrimeve lidhur me deklaratën e tij ndaj ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Sipas Halitit, Berisha është përfaqësues i PD-së në Këshillin e Evropës, dhe me influencë të konsiderueshme te partitë e djathta në KE
Postimi i plotë:
Mediet e Kosovës, në veçanti disa portale kanë keqinterpretuar deklaratën time lidhur me mungesën e z. Sali Berisha. Siç dihet z. Berisha është përfaqesues i PD-së në Këshillin e Evropës, dhe me influencë të konsiderueshme te partitë e djathta në KE. Kam besim që prezenca dhe lobimi i tij te partitë e djathta do ta ndryshonte rezultatin. Sidoqoftë për të votuar e kontribuar në emër të së djathtes shqiptare ishte z. Bylykbashi deputet i PD-së, i cili diskutoi në seancë dhe kontribuoj së bashku me znj. Valentina Leskaj, z. Petrit Vasili, z. Namik Dokle, gjithë stafin politik të tyre, gjithë personelin dhe Ambasadën e Shqiperisë e Konsulatën e Kosovës, znj. Ermira Mehmeti, dhe delegacioni ynë. Pra impenjimi këtu ishte i madh, duke pasë parasysh edhe angazhimin tonë me përfaqesitë diplomatike në Kosovë dhe parapërgatitjen e delegacioneve tona në Tiranë e Prishtinë.
Diskutime rreth kësaj post