Pas rastit të arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, kryeministri Rama u tha homologëve të tij që t’i vënë gishtin kokës.
Në një takim me kryebashkiakë të PS-së, Rama iu drejtua atyre duke ju thënë: “Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim t’i vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës”.
Duke pohuar se Tushe do përjashtohet dhe nga PS, Rama këshilloi vartësit e tij të qeverisjes vendore që të kenë kujdes sidomos aty ku u dogj ish-njeriu që qeveriste Lushnjen.
“Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujtdo ndër ju që do të luajë me zjarrin”, theksoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post