Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut, vajzës e cila dyshohet se është dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja. Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të pafalshme dhunën, por edhe atë që ai e quan abuzim politik ndaj saj.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Kryeministri.
Të premten raporti mjeko-ligjor, i kryer 4 ditë pasi 25-vjeçarja Xhisiela Maloku kishte bërë denoncim në Komiariatin Nr.3 në Tiranë për ushtrim dhune nga Rexhep Rraja, vërtetoi pretendimet e saj se ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari.
Hetimet për rastin e 25-vjeçares po kryhen nga Prokuroria e Krujës. Ndërsa në Prokurorinë e Tiranës është duke u zhvilluar një hetim tjetër, pasi efektivi i policisë Emiljano Nuhu ka kallëzuar se është kërcënuar nga nipat e deputetit Rraja në një lokal në Tiranë./tvklan
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.
— Edi Rama (@ediramaal) September 29, 2018
Diskutime rreth kësaj post