Shtetasi gjerman Emile Ratelband 69 vjeç ia ka dalë të fitojë betejën në gjyq në lidhje me moshën e tij.
Ratelband kishte thënë se dëshiron ta bëjë moshën nga 69 në 49. Kjo, tha ai, për të mos u diskriminuar, sidomos në punë. “Kur iu them njerëzve se jam 69 vjeç, ata largohen dhe pak interesohen për mua. Ndihem disi i diskriminuar. Nëse në gjykatë mund të ndryshosh emrin, gjininë, përse të mos e ndryshosh edhe moshën?”, tha ai, shkruan shekulli.com.
Tashmë viti i lindjes në komunën që leu nuk është viti 1949, por 1969. Me këtë ndryshim, gjermani i ka shpëtuar buxhetit të shtetit goxha para, pak më pak se 400 mijë dollarë. Emile tha për BBC dhe televizione gjigande botërore se ndihet si 40 apo 50 vjeç, e ndaj e ka bërë ndryshimin, ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post