Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me eleminimin e çiftit dhe vajzës nga vajza e madhe e familjes, ngjarje kjo e ndodhur me datë 26 të muajit të shkuar.
Në një rrëfim nipi i Amit Pocesta, Amir Findo nga Dibra i cili jeton në Itali, ka zbuluar të dhëna të reja. Sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë ka përfunduar në pranga së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor. “Daja nuk pranoi lidhjen e Blertës me këtë djalin, sepse ka qenë i martuar dhe me fëmijë. Ky djali, Ferdi Malikoglu ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes.
Më tepër nuk di ç’të them, jam në Itali dhe nuk kam informacione më shumë për këtë person. Ka pasur lidhje sentimentale, daja im nuk e pranoi, kjo është dhe arsyeja e vrasjes mos pranimi”, rrëfehet Amir Findo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 26 gusht në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku vajza e madhe e familjes Blerta Pocesta, ka vrarë me armë prindërit dhe motrën. 28-vjecarja është arrestuar në Maqedoni pak ditë më parë.
Frekuenca shkruan se familja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali, dhe sipas mediave vendase ajo ka pranuar vrasjen e prindërve dhe motrës, ndërsa nuk ka rrëfyer arsyet që çuan në ekzekutimin e tyre.
Disa media shkruajnë se vrasja në fakt ka ndodhur për shkak të pasurive, pasi 28-vjeçarja do të përfitonte 1.5 milionë euro nga sigurimet e familjarëve dhe pronat e prindërve. Për momentin nuk ka ende një version zyrtar të vrasjes makabre, por vetëm aludime.
Diskutime rreth kësaj post