Janë disa fenomene në jetë të cilat krijojnë idenë që legjendat mbi ripërtëritjen e gjërave janë shumë të vërteta. Më poshtë po ju njohim me disa nga rastësitë më të çuditshme në botë, të përzgjedhura nga Bright Side.
Enzo Ferrari i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq në vitin 1988. Rreth një muaj më vonë lindi futbollisti, Mesut Ozil. Duke parë portretet e tyre, ju mund të mendoni se janë vëllezër binjakë. A është ky një rast rimishërimi?
Në vitin 1898, 14 vjet përpara fundosjes së Titanikut, shkrimtari i fantazisë Morgan Robertson shkroi novelën ‘Futility”, në të cilën tregon historinë e një anije që ishte zhytur me emrin Titan. Por nuk ishte vetëm emri me të cilin ne mund të gjejmë rastësinë e frikshme. Të dyja anijet, ajo e vërteta dhe imagjinarja janë përshkruar si anije që nuk zhyten, me karakteristika të ngjashme teknike dhe u përplasën me ajsbergun në Atlantikun e Veriut.
Një nga njerëzit e parë që humbi jetën gjatë ndërtimit të Hoover Dam ishte George Tierney, i cili vdiq më 20 dhjetor 1922, gjatë punimeve. Personi i fundit i vdekur gjatë ndërtimit, ishte Patrick Tierney, djali i George, i cili po ashtu vdiq më 20 dhjetor.
Në vitin 1895 në shtetin e Ohajos, dy makina u përplasën. Veçoria e këtij aksidenti kishte të bënte me faktin se në atë periudhë prodhimi i automjeteve sapo kishte nisur, dhe në të gjithë Ohajon kishte vetëm dy makina, të cilat për fat të keq u aksidentuan me njëra-tjetrën.
Disa rastësi të çuditshme gjenden në biografitë e dy presidentëve amerikanë, Abraham Lincoln dhe John Kennedy: Të dy u vranë me armë zjarri në pjesën e prapme të kokës, të premten përpara festave, Lincoln u vra para Pashkëve, Kennedy në prag të Ditës së Falënderimeve. Të dy ishin të shoqëruar nga gratë dhe një tjetër çift. Të dy kishin 4 fëmijë, një mik të quajtur Billy Graham. Kennedy kishte një sekretar të quajtur z.Lincoln, kurse Lincoln kishte një sekretar të quajtur John.
Varret e ushtarit të parë britanik dhe të fundit të vrarë në Luftën e Parë Botërore janë 6 metra larg njëri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post