Tirana u lëkund pasdite nga një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, që u ndje edhe në disa qytete të tjera.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.
Por më shumë se magnituda, frikë te qytetarët ka shkaktuar rastësia, pasi si sot dy vite më parë në 21 shtator të vitit 2019 në orën 16:09 minuta u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik, që u pasua nga një tjetër disa minuta më pas me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
2019 ishte një vit tragjik për Shqipëria pasi në 26 nëntor ndodhi tragjedia e madhe nga lëkundjet sizmike që mori 51 jetë dhe la qindra të plagosur përveç dëmeve materiale, për të cilat nuk ka ende një bilanc të plotë.
Diskutime rreth kësaj post