Skënderbeu është mundur mbrëmjen e djeshme nga Jang Bojs me rezultatin 2-1, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tij në Europa League.
Të shumtë kanë qenë sportdashësit që kanë ndjekur këtë ndeshje dhe kanë kontestuar mënyrën si u zhvillua loja, si dhe kanë cilësuar si të padrejta veprimet e arbitrit.
Rashel Kolaneci është një nga vajzat e ekranit, e cila i ka kushtuar një status të tërë humbjes së Skënderbeut, duke thënë se ndien dhimbje për këtë ndeshje.
Statusi i plotë i Rashelit:
Dhimbje pafund që ndeshja e një kompeticioni kaq të rëndësishëm Europa League shkatërrohet nga faktorë që sporti dhe arti i ka tejkaluar prej kohësh.
Sot Skënderbeu ndjeu peshën e rëndë të përkatësisë shtetërore.
Në fillim u mohua lëvizja e lirë e futbollistëve duke mos lejuar sulmuesin të shkojë në Zvicër, pastaj arbitri prishi akoma më ekuilibrat e lojës.
Fiksimi i tij patologjik që çdo lëvizje të korçarëve e konsideronte të gabuar helmatisi shijen sportive të çdokujt që ndjek futbollin.
Skënderbeu është legjendë dhe nuk mund të zmbrapset nga individë antisportivë”.
Diskutime rreth kësaj post