Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen dialogut, ndërsa Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. “Nëse Kosova nuk dëshiron të humbë perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogu me Serbinë duhet të jetë në prioritetet e Albin Kurtit dhe qeverisë së re”, tha ajo për Deutsche Welle.
Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek presidenti serb Vuçiç, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.
“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtejeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim”, ka thënë Von Cramon.
Diskutime rreth kësaj post