Shqipëria ishte prodhuesi kryesor për shumicën e tregjeve të marijuanës në Itali dhe Evropë më 2017, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar nga Departamenti Qendror i Shërbimit anti-drogë në Itali.
‘Importi i marijuanës nga Shqipëria është rritur në mënyrë domethënëse, duke arritur një rekord sekuestrimesh prej mbi 900 tonë më 2017, krahasuar me 41 tonë më 2016’, thotë raporti vjetor, i cili shton se ‘trendi i konfiskimeve në Itali është i lidhur me kultivimin e marijuanës në Shqipëri’.
Për më tepër, publikimi vë në dukje se viti 2017 shënoi ‘kapjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin e Le Marche (zona e Anconas – SYRI.net), baras me tetë tonë marijuanë të destinuar për Evropën veriore’.
‘Klanet shqiptare kanë treguar se kanë rritur aftësitë manaxhuese në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës’, vazhdon raporti.
Sipas dokumentit italian, ata përdorin bime me prodhimtari të lartë dhe mënyra tp ndryshme për fshehjen, rritjen dhe transportimin në brigjet italiane.
Bazuar mbi të dhënat e publikuara, është e qartë që grupet shqiptare janë të parat në rrjetet e trafikantëve të huaj në Itali të përfshirë në aktivitete kriminale, me 25 nga 94 rrjete gjithsej.
Megjithatë, grupet kriminale shqiptare nuk kufizohen me trafikun e marijuanës. Raporti ngre shqetësimin se “së bashku me ‘ndrangheta në Kabari, e cila ka ende rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali falë lidhjeve të ndërlikuara ndërkombëtare, kanë dalë në pah disa grupe kriminale, të përbërë nga qytetarë marokenë, nigerianë e shqiptarë.
Këta të fundit në veçanti shfaqin shenja rritjeje cilësore në aftësitë operacionale, konkurrojnë me grupe të tjerë kriminalë për kontrollin e segmenteve të trafikut në Itali dhe menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes të substancave krysore narkotike në territorin italian”.
Në një deklaratë, ministria e Brendshme shqiptare iu përgjigj raportit të anti-drogës italiane, duke e cilësuar si spekulativ dhe të pasaktë.
‘Në lidhje me raportin e shërbimit të anti-drogës italiane, Ministria e Brendshme dëshiron të sqarojë: Shqipëria nuk është më në listën e rritësve të kanabisit, siç konfirmohet nga raporti i monitorimit ajror të kryer nga Guardia di Finanza, në fund të vitit të kaluar.
Kjo është një betejë e fituar më 2017 që po konsolidohet këtë vit me implementimin e protokollit operacional për fluturimet ajrore, duke monitoruar territorin bashkë me policinë italiane dhe BE’.
Diskutime rreth kësaj post