Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia teksa ka publikuar një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama në deklarata për sistemin shëndetësor, theksoi se ky i fundit ka dështuar në këtë sektor.
Sipas bardhit, Shqipëria renditet e fundit dhe shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve.
Postimi i Spahisë:
“Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq se të gjithë në rajon. Një dështim gjigand që kushton jetë, rrjep xhepat e qytetarëve, largon mjekët dhe infermierët”. shkruan Spahia.
Diskutime rreth kësaj post