Një sulm me Impuls Elektromagnetik (EMP) nga Korea e Veriut ndoshta mund të eliminojë 90 përqind të popullsisë së SHBA, sipas një raporti të ri.
Peter Vincent Pry, një strateg bërthamor që ka punuar më parë me CIA, i tha Forbes të hënën se një sulm me EMP do të ishte i dëmshëm për SHBA, duke synuar rrjetet elektrike.
“Shtetet e Bashkuara mund të përballojnë një popullsi prej 320 milionë njerëz vetëm për shkak të teknologjisë moderne”, tha Pry. “Një EMP që nxjerr jashtë loje rrjetin elektrik do të eleminonte infrastrukturën kritike të nevojshme për të mbështetur një popullsi të tillë të madhe”.
Nëse një sulm me EMP ndodh, sipas raportit të Pry, furnizimi me ushqim i dyqaneve ushqimore do të përkeqësohej brenda tri ditëve dhe brenda një viti 90 përqind e popullsisë amerikane do të vdiste.
Së bashku me furnizimin me ushqime, raporti gjithashtu arriti në përfundimin se transporti në SHBA, komunikimi dhe energjia do të përkeqësoheshin – duke e lënë Amerikën në një gjendje apokaliptike.
Kërcënimet e shumta të luftës kundër SHBA-së janë bërë nga Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj suprem, Kim Jong-Un. Në një mesazh të transmetuar të enjten, kombi komunist paralajmëroi për “sulm të paimagjinueshëm”.
Diskutime rreth kësaj post