Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Dega-Beograd (Soros Foundation), është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hashtag.al ka mundur të sigurojë raportin e plotë, origjinalin, pa redaktime në gjuhën serbe, ndërsa më herët në media janë ofruar disa versione të kufizuara të këtij raporti, kryesisht përmbledhje përshkruese në gjuhën angleze.
Raporti në fjalë është përfunduar në muajin Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.
Pasi Fondacioni Soros Dega Beograd ka hartuar këtë raport (Prill 2018), Alex Soros djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor Qershor 2018 – Mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.
Struktura e raportit
Duke qenë se raporti është voluminoz, Hashtag.al në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi.
Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:
Skenari 1– Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegj-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë, peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.
Skenari 2 – Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.
Skenari 3– Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.
Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite biznesi i minierave të Trepçës. Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat në disa miliardë dollarë për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën në rastin e këtij skenari.
Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni Soros e përfunduan këtë raport në Prill 2018, pas një pune disa javore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë.
Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur duke krahasuar tre raportet.
Rezulton se Fondacioni Soros është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.
Soros si ekuivalent i “Omerta”
Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në Prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë.
Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vet Alex Soros në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori.
I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit Soros, është Sali Berisha. Është i vetmi.
Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin Soros.
Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë. Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se në muajin Korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros.
Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit Soros në këtë lojë.
Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni Soros (Quantum Fund)ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës.
RAPORTI SOROS- PËRKTHIM I PËRMBLEDHUR PËR TREPÇËN
“Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:
Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;
Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;
Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;
Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.
43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.
Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milion ton. Rreth gjysma (28 milion ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi “Stari trg”.
Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milion ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milion ton plumb dhe 2 milion ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend. Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerale.
Është e rëndësishme të theksohet se çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, nërreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.
– Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.
-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.
– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.
– Të vetëdijshëm për faktin se rehabilitimi i këtyre kompanive do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht nëse është ana jonë.
Diskutime rreth kësaj post