Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuarme akuzat ndaj të kreut të PD-së Lulzim Basha, për përfshirjen në përgatitjen e raportit të Dick Marty.
Sipas tij, Basha i ka pranuar akuzat duke thënë që ka qenë përkthyes i UMNIK në Kosovë. MË tej ai shprehet se duke pasur parasysh këto akuza, Basha duhet të tërhiqet tërësisht nga politika.
“Ai është politikan dhe do të sulmohet vetëm politikisht. Një politikan duhet të ketë parasysh faturën. Basha është dubël në këtë moment. Si individ thjesht ka bërë punën e tij si përkthyes, mund ta ketë bërë dhe si hetues. Por e ka bërë në një shtet tjetër krimin. Në kohën kur kishte ngarkesën e përkthyesit të UMNIK në Kosovë, që ishte vatra më e komplikuar e mafies e vrasjeve me pagesë dhe pa pagesë. Që në këtë moment ai duhet të kishte dëshmuar para se të bënte hyrjen në politikë. Unë mendoj se ai nuk duhet të kishte pranuar të hynte në politikë në këtë rast. Duke marrë parasysh akuzën që ai vetë e ka pranuar që unë kam qenë përkthyes në UMNIK, por edhe të kompanisë me pjesëtarë të familjes. Por qoftë edhe me akuzën bazë atij i duhet të dorëhiqet tërësisht nga politika”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post