Kryetari i Partisë Socialsite për Tiranën, Ervin Bushati ka vlerësuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Bushati shkruan se Shqipëria ka marrë notë pozitive nga KE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Bushati shkruan se raporti i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit paqësore, të lira, të barabarta dhe në përputhje me standardet.
Ndër të tjera kreu i PS shkruan se sipas raportit votimi ishte i qetë dhe demokratik, KQZ ishte e miërorganizuar dhe transparente si edhe zbatimi i pajisjeve për votimin dhe identifikim elektronik forcuan besimin në procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet e 25 prillit: Notë Pozitive nga Reporterët e KiE! Zhvillim përpara Demokratik në kohën e duhur.
Thirrje për pranimin në bisedimet me EU nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike
Raporti i përbashkët dhe votuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit vlerëson:
1-Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
2-Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
3-Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
4-Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
5-Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
-Paqësore
-Të barabarta
-Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara.
Bashkë krenarë me kolegët Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe Arlind Cacani”, – shkruan Bushati.
Diskutime rreth kësaj post