Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mungesës së tij në takimin që kryeministri Albin Kurti mbajti sot me krerët e PDK dhe LDK-së për situatën në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan se: “i jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri”.
Haradinaj thotë se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen Kryeministri në takim apo jo!
“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë”.Nga ana tjetër Haradinaj thekson se koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm.
Postimi i plotë:
“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!”-shkruan Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post