Analisti Baton Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së fortë të Ramush Haradinajt ku bëri thirrje për mbajtjen e një referendumi për bashkim e Shqipërisë me Kosovën.
Ai thotë se teza e bashkimit kombëtar duhet të diskutohet si një mundësi reale pasi nga një anë BE është në krizë zgjerimi dhe nga ana tjetër 5 vende të saj nuk e kanë njohur ende Kosovën.
“Bashkimi i shqiptarëve nuk është se varet nëse kemi shoqëri më shumë apo më pak të korruptuar. Korrupsioni as e ndal dhe as e bashkon një vend. Dy shoqëritë tona nuk vuajnë nga demokracia. 5 shtete të BE nuk e pranojnë Kosovën dhe të mos flasin për faktin se BE është në krizë zgjerimi”, tha ai.
Për Haxhiun bashkimin nuk e bëjnë politikanët pasi atyre u intereson ndarja për të ruajtur pushtet. Ndaj bëri thirrje për bashkimi sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohen diferenca ekonomike mes dy vendeve.
“Politikanët kanë krijuar atmosferën e ndarjes me dy feudale. Është shumë e zbrazët dhe e padobishme Kosova kështu siç është. Bashkimin nuk e bëjnë politikanët e bëjnë idetë’, përfundoi Baton Haxhiu për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post