Ndërsa opozita në Kosovë është deklaruar kundër taksës në “Rrugën e Kombit”, kryeministri Ramush Haradinaj shprehet pro saj.
Duke folur në një intervistë për Vizion Plus, Haradinaj është shprehur:
“Kjo teme nuk është diskutuar ne mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi te interesuar qe ta diskutojmë, pa takse është e pamundur, duhet me u vendos per tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit.
Ndodh ne gjithe boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne ne te kaluarën kemi qene shume solidare, kemi dhene per ceshtje te ndryshme.
Është dash me ju thënë kosovareve qe nga parja juaj qe jepni per kete takse per ate takse do te përmbyllet ajo rruge, janë pjese te tera qe kane mbet pa përfunduar.
Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mire nje komunikim me i mire. Me ka ardhur keq nga skenat qe kam parë, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shume dem me qëllimin per te rregulluar diçka tjetër”, tha Haradinaj.
Më tej ai u shpreh se nuk ka ende një plan për vendosjen e taksës në anën tjetër të Rrugës së Kombit, e cila shtrihet në territorin e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post