Kryeministrin Rama siç duket e ka revoltuar shumë video e publikuar sot nga Lulzim Basha. “Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti, s’kanë as ide e as forcë për Shqipërinë, as dashuri e as respekt për njerëzit, por e duan pushtetin me çdo çmim për plaçkë si gjithmonë dhe nuk duan t’ia dinë për ju, prandaj edhe janë e vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm kundër qetësisë shpirtërore e mendore të popullit!”, shprehet Rama përbri videos.
“Dhe ja, shikojeni, nuk ka nevojë t’jua them më unë atë që ëndërrojnë, sepse e kanë bërë vetë të qartë, me video, ëndrrën e tyre makabër dhe qëllimin e tyre mizerabël!”, shton më tej kryemisitri.
Postimi i Ramës
“Kur ju them ëndërrojnë katastrofën shëndetësore, kolapsin e spitaleve, asfiksimin tuaj, vdekjen e sa më shumë njerëzve, patjetër edhe timen në radhë të parë, prandaj ju mbushin përditë me helmin e shpifjeve për spitalet, të infektuarit, të vdekurit, duke nxitur frikë, ankth, pasiguri, disa thonë se e bëj për politikë!
Jo, fatkeqësisht kjo është e vërteta!
Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti, s’kanë as ide e as forcë për Shqipërinë, as dashuri e as respekt për njerëzit, por e duan pushtetin me çdo çmim për plaçkë si gjithmonë dhe nuk duan t’ia dinë për ju, prandaj edhe janë e vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm kundër qetësisë shpirtërore e mendore të popullit!
Dhe ja, shikojeni, nuk ka nevojë t’jua them më unë atë që ëndërrojnë, sepse e kanë bërë vetë të qartë, me video, ëndrrën e tyre makabër dhe qëllimin e tyre mizerabël!
#OpozitëeMjerë
copyright: Lulëzim Basha” – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post