Analisti Arjan Curri u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se Edi Rama do të fitojë jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të pestin, e me radhë, pasi sipas tij këto mandate do t’i amnistojnë gabimet e tij, duke zhdukur edhe vepra të mundshme penale, të cilat pas dhjetë viteve parashkruhen.
“Rama, jo vetëm që do mandatin e tretë, por edhe të katërtin dhe të pestin, sepse është e vetmja mënyrë që ai mund të amnistojë gabimet e tij. Pra, kur je në pushtet, as Amerika nuk të bie, as gjykatat nuk të bien, ndërkohë kanë kaluar vite dhe veprat penale të tua janë parashkruar, mjafton një 10-vjeçar të kalojë dhe shumica e veprave penale që kanë bërë këta përveç vrasjes, parashkruhen.
Por, të paktën korrupsioni dhe gjërat e tjera parashkruhen, dhe nëqoftëse ka prova, nuk ka gjykatë ta hap këtë, pra në këtë kuptim i duhen të gjitha mandatet dhe nuk do të tërhiqet asnjëherë. Prandaj, them unë, se ndoshta është momenti t’i themi opozitës se duhet të bëjë gjëra më të forta, shumë herë më bindëse, të hapin dhe partinë, të japin dhe alternativa, në mënyrë që kjo maxhorancë të bjerë, se përndryshe ata do të kapen kaq shumë fort pas pushtetit, siç kapet krimineli me frikë mbas alibisë së tij dhe ata nuk do ta lëshojnë ndonjëherë këtë”, – tha Curri.
Diskutime rreth kësaj post