Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundra projektligjit të censurës së medias nga qeveria që pritet të miratohet në seancën e sotme parlamentare.
Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo duke folur për mediat ka ak.uzuar kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar të fjalës së lirë pasi çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit mediatik. Kristo tha se pushtetet janë të ndara dhe ai që i ndau pushtetet kishte më shumë mend se këta që duan t’i bashkojnë.
“Ky ligj nuk ka lidhje me shpifjen, ky ligj ka lidhje me kontrollin e informacionit, Ky ligj do t’i bëjë qytetarët të mos shprehin dot asnjë mendim të lirë. Një shans i vërtetë për t’i mbyllur gojën njerëzve. Edhe në kohërat kur njerëzit e dinin shumë mirë që do të dënoheshin, prapë flisnin. Sapo mori pushtetin, pushteti i fryu në vesh dhe e bëri të ndërrojë mendim.
Vetëm ERTV është e drejta, e vërteta dhe jeta. Atij i dhë.mb më shumë fjala e lirë e qytetarëve, ai e lyen mirë skenën, por e lyen keq prapaskenën. Aty i dhemb më shumë, se nuk pranon autoritetet tjetër përveç vetes. Do të mbulojë edhe të fundit, fjalën e lirë në mediat online. Thotë që rrjetet sociale nuk i prek, por thotë që do prekë thelbin, portalin. Çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit. Thelbi i protestës është e drejta e qytetarëve për t’u informuar. Situata mund të zgjidhet me vetërregullim, janë të gjitha ligjet. Pushtetet janë të ndara dhe ai që i ndau pushtetet kishte më shumë mend se këta që duan t’i bashkojnë“, -tha Erion Kristo.
Diskutime rreth kësaj post