Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi se sipas vendimit të jurisë së madhe në SHBA, është kërkuar që ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal t’i konfiskohen komunikimet që ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe njerëz pranë qeverisë.
Në emisionin “Now” , Bumçi nënvizoi se gjithashtu është kërkuar që McGonigal-it t’i konfiskohen paratë dhe dhuratat që ka marrë.
“Në vendimin e jurisë së madhe, thuhet, të konfiskohet çdo komunikim, i McGonigal me qeverinë shqiptare, përfshirë Edi Ramën, por jo vetëm, edhe njerëz afër qeverisë. Çdo para dhe dhuratë që ka marrë prej tyre.
Nëse konfiskohen bisedat, paratë, dhuratat, çfarë je ti atëherë? Je pjesë e këtij hetimi. Pa Ramën dhe rusin, nuk ka korruptim të tij. Dy çështjet janë, rusi dhe Rama. Rama është 1 milion herë më i rëndë se rusi“, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post