Analistja Bruna Dibra foli për situatën e zgjedhjeve lokale në Shkodër, si do bëhet ndarja e votave dhe sa ndikon largimi i Agron Çelës nga PL në PS.
Në një intervistë për Euroneës Albania, e pyetur se për kë do të shkojnë votat e Partisë Socialdemokrate, Dibra theksoi se kreu i kësaj partie Tom Doshi ka deklaruar se do të mbështesë kandidatët e dalë nga Partia Socialiste.
Sipas saj PSD është një faktor kryesor në Shkodër.
“Partia Socialdemokrate mbetet një faktor kryesor në Shkodër, duke pasur parasysh se ka dhe një marrëveshje të heshtur. Partia Socialdemokrate përveç dy deputetëve ka drejtori apo influencat e saj në Shkodër. Doshi ka deklaruar se do të mbështesë kandidatët që do dalin nga PS”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post