Nga: Agim Xhafka
Siç kanë ardhur ditët, opozita kot proteston me, ‘Ramë ik!’. Kurrsesi nuk duhet artikuluar kjo. Se ja e dëgjoi Edvini dhe iku me gjithë mend. E ç’fitoi populli nga kjo? Që një keqbërës do largohet pa i hyrë gjemb në këmbë? Që pasi bëri aq dëme, sa dhe një pushtues nuk i bën, na tha bye-bye e iku si zotni?
Jo, opozita të urojë nga mëngjesi në darkë: ‘Edvin, o bir, paç shëndet e jetë të gjatë!’ Madje të jetosh dhe 2-3 jetë nga që dëmet që i solle atdheut i ke gjigante.
-Borxhin nga 60% e çove 100%.
-Çdo vit dëmi i administratës tënde rreth 1 miliard euro.
-Qindra milionë për inceneratorët që asnjë sy nuk i kap.
-Pensionet siç i gjete i le. Lëmosha.
-Shëndetësia na premtove falas, po na doli më e shtrenjta në glob.
-1 milion shqiptarë e braktisën atdheun.
-Të kap malli për një pëllitje lope e një blegërime dele në fshat. Se qumështi bio këto vite është veç në ëndrra.
-E çove 23 milionë euro një kilometër autostradë.
-Në 9 vite pasurove veç 5-6 persona, ushqyer këta nga buxheti i shtetit.
-Akoma nuk kemi një helikopter për zjarre e një qen për emergjenca. Po kemi çartera që të mbajnë në ajër 8 ditë të 7 ditëve të javës.
Kjo qeveri e damkosur dhe nga administrata amerikane do mbahet mend për vjedhje, grabitje dhe zhvatje.
Ndaj opozitë mos kërko largimin e Ramës. Por mijëra e mijëra njerëz në kor të urojnë papushim: ‘Ramë, paç shëndet e shëndet se burg i gjatë të pret!’
Diskutime rreth kësaj post