Ish-presidenti dhe demokrati Bujar Nishani ka reaguar lidhur me formimin e qeverisë së re, të cilën e cilëson si një Qeveri Kukull. Nishani nuk ka lënë as pa thumbuar Lulzim Bashën.
“Opozita është rehat ! Ka kohë ! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë ! Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji”, – shkruan Nishani,
Postimi i Nishanit
“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend.
Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.
Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, pregatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.
Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës!
Po Opozita?
Opozita është rehat! Ka kohë!
Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë!
Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji!
Do të “sajojë” diçka edhe atëhere!” – shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post