Edi Rama dhe Joe Biden folën për më shumë se 50 minuta në takimin kokë më kokë, ku përveç reformës në drejtësi në tryezë janë diskutuar edhe çështje të tjera me interes të ndërsjelltë.
Sa i takon reformës, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Rama dhe se rimori mbështetjen amerikane për të.
“Shtëpia e bardhë e kërkon, mbështet dhe e konsideron test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”, tha Rama.
Kryeministri u pyet për kohën se kur mund të kalojë kjo reformë, duke parë që retorika politike është ashpërsuar së fundmi.
“Mund të ishte miratuar sepse ajo është gati. Ka patur shumë simulime për t’iu shmangur kësaj reforme, por ne kemi një mesazh i qartë nga populli shqiptar dhe aleatët e partnerët tanë ndërkombëtarë, që kush nuk do reformën hyn në telashe shumë të mëdha”, u shpreh ai.
Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e reformave për të forcuar instituconet dhe shprehu besimin se ajo në drejtësi do të kalojë me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë.
Diskutime rreth kësaj post