Kryeministri i Shqipërisë i është bashkuar Aleskandër Vuçiçit të Serbisë si edhe disa liderëve të Azisë Qendrore për të uruar Presidentin turk Erdogan për fitoren e zgjedhjeve lokale të zhvilluara dje.
Agjencia shtetërore e lajmeve turke AA bën me dije se mesazhi i Ramës i është dërguar Erdoganit sot.
Krahas Ramës, Erdoganin e uruan për zgjedhjet edhe Aleksandër Vuçiç, Milorad Dodiq i Bosnjes, Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, kreu i Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç. /albeu
Diskutime rreth kësaj post