Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Kuvend, se “Partia Demokratike ka kërkuar kohë për të shqyrtuar draftin për reformën në drejtësi dhe tani ngelet vetëm të shikojmë nëse e ka kërkuar kohën për ta votuar apo vetëm për të gjetur alibinë e radhës për të mos e votuar”.
Gjatë një replike në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama kujtoi se “reforma në drejtësi ka qenë zotimi i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe jo i Partisë Demokratike, e cila nuk ka patur asnjë gërmë në programin qeverisës për reformën në drejtësi”. Rama theksoi se “PD-së i duhet drejtësia në këtë katandi siç është katandisur sot, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë flasin e sjellin në mjedisin politik lloj-lloj emra kriminelësh”.
“Reforma në drejtësi është ajo që Saliu e ka absolutisht të vështirë ta përballojë dhe gjithë këto alibitë, justifikimet, zvarritet dhe tejzgjatjet që vijnë gjithmonë vetëm nga njëra palë, nga partia e tij, janë shprehje kuptimplotë e faktit që edhe sot u nënvizua. Jo më larg se dje, PS-LSI shprehën vullnetin të votojnë në parim draftin e dorëzuar para komisionit të posaçëm nga grupi i ekspertëve dhe të përkthyer nga Venecia me anglishte euro-amerikane jo me anglishten e SHQUP-it. Ne thamë jemi gati ta votojmë, ndërsa PD kërkoi kohë. Tani të shikojmë nëse e ka kërkuar kohën për ta votuar apo vetëm për të gjetur alibinë e radhës për të mos e votuar reforma në drejtësi”, deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post