Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, i shoqëruar me eskortën e tij dhe ka hyrë kundravajtje nga pedonalja.
Ndërkohë përshtypje ka bërë mbërritja e Zv.Kryeministrit Erion Brace i cili ka ardhur në Kuvend në këmbë jo me makinë.
“Unë besoj se do jemi përfituesit kryesore edhe nga dialogu, sepse ne kemi qenë viktimat më të rëndësishme të shitblerjes së votës, të paktën në Fier dhe në Elbasan.
Zgjedhjet që po konteston opozita u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë, tani kur e dogjën edhe këtë mundësi që ne u dhamë, tani për çfarë të flasim?!
Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe kushtetuta… të gjitha garancitë që opozita kërkon ti shkruaj vetë në një letër të bardhë jemi gati ti pranojmë në raport me ato që janë kushtetuese.
Zgjedhje? Patjetër, mbi bazat e atyre që kërkojnë… zgjedhjet vendore jo të parakohshme”, u shpreh Braçe për News24. /albeu
Diskutime rreth kësaj post