Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku ka marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa publikon foto nga takimi Rama shkruan se ky forum është një platformë e njohur për cilësinë e debatave mbi axhendat globale dhe rajonale.
Në këtë forum Rama është takuar edhe me presidentinn turk, Erdogan.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
Sikurse duket në foto, kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga zvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Diskutime rreth kësaj post