6 mijë lekë është shpërblimi që do të marrin nga qeveria shqiptare për festat e fundvitit 643 mijë pensionistë. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një dalje për gazetarët.
“60 mijë lekë të vjetra çdo pensionisti për fundvit, që është shifra më e lartë e dhënë për ta dhe gati e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Kjo nuk është pak, por as edhe aq shumë sa të jemi të kënaqur”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shpjegoi në detaje Fondin e Solidaritetit dedikuar pensionistëve dhe familjeve në nevojë, sikurse edhe dëshmshpërblimin e fermerëve apo familjeve të prekura nga përmbytjet.
“Për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë
ekonomike, do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë të vjetra. Fond 3 milionë dollarë për fermerët për të kompensuar kokë për kokë çdo lopë të humbur. Për 2498 familje të përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të bëhet dhënia e dëshmpërblimit të plotë”, sqaroi Rama.
Kryeministri rikujtoi rritjen e pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, duke filluar nga 1 marsi.
Diskutime rreth kësaj post