Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen SHBA-Francë. Ai tha se Franca ishte një vend mik për shqiptarët ndërsa SHBA ishte aleat strategjik.
“Ne jemi aleatë krenarë të Shteteve të Bashkuara, por edhe miq shumë krenarë të Francës,”– tha Rama.
Po ashtu, Rama shtoi se Shqipëria i ka idetë e qarta për të ecur krah objektivave që kanë vendosur Kombet e Bashkuara.
“Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët,” u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post