Ditën e sotme Edi Rama ka mbajtur një fjalim me oficerë të policisë së shtetit në prani të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Ai ka kërkuar që të dënohen gjithë të fortët që lëvizin me makina luksoze.
Rama tha se duhet të mbarojë koha kur gjobat shkruhen ende me dorë, teksa shtoi se, kamerat e trupit, të rrugëve, radiot sipas planit të ri, duhen bërë me maksimumin e shpejtësisë.
Ai kërkoi që çdo polic të ketë dinjitet dhe çdo individ në komunitet duhet të ndihet i sigurt, jo me frikën se do të ndeshet me një të fortë gjobëvënës.
Sipas Kryeministrit:
Dinjitet është të mos e pranojmë dot asnjë që vesh uniformën tuaj dhe del nga shtëpia që komunitet tona të kenë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojnë që çdo i fortë të ketë problem.
Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.
As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të bllokut”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë kujtoi edhe rastin e Klement Balilit, për të cilin theksoi domosdoshmërinë e kapjes sa më parë. Sipas Ramës, nuk duhet të presim që të vijë ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri dhe të na kujtojë se ai duhet vënë në pranga.
Kryeministri tha:
Nuk dua i dashur drejtor, të na përmendë ambasadorja e re amerikane Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku uniforma vihen në diskutim dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte. Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gonxhuar të fortë të tjerë”
Diskutime rreth kësaj post