Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialsire është mbajtur këtë të hënë në Pogrdec. Gjatës fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe në nëntor, pasi ka kaluar sezoni turistik, kemi një numër mbresëlënës turistësh.
Rama nënvizoi se Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër dhe tanimë është një destinacion turistik.
“Sa shumë hapa përpara kemi bëjmë, por edhe për të kuptuar që është fryt i një pune të përbashkët. Ka shumë më tepër për të bërë. Kjo që po them rezonon në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ishte një vit, apo është akoma një vit sepse vazhdojmë të kemi një numër mbresëlënës turistësh. Kjo tregoi që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër, Shqipëria është një destinacion turistik sepse e gjithë bota na shikon kështu.
Fakti që pas sezonit veror, kemi numër inkurajues turistësh, duhet të na japë shumë kurajo në vitet e ardhshme pasi ka lindur një industri e re e mirëfilltë. Do duhj të imagjinohej që në vitin 2023, do arrinim që pa ardhur akoma nëntori dhe dhjetori të kishim 9 milionë turistë.
Me gjasë, nëse ritmi do të vazshfojë kështu, do t’i afrohemi shfrës 10 milionë. 10 milionë turistë është diçka e jashtëzakonshme, në çdo aspekt ekonomik. Fati që turistët ikin me përshtypjet më të mira, duhet të na bëjnë të mendojnë që të tjerë do na kthehen edhe më të shumtë në rritje. Ne do trë kemi mundësi të presim çdo vit e më shumë tusitë, që do të thotë më shumë konsumatorë, që kanë nevojë të blejnë”, theksoi kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post