Qeveria ka vendosur të lehtësojë sërish pasunarët e Shqipërisë ndërkohë që të tjerëve ua rrit taksat.
Në paketën fiskale 2020 qeveria ka lehtësuar taksimin për makinat e luksit duke amortizuar vlerën e tyre me 10% në vit. Me ketë ndryshim, shpjegohet në relacion, Ministria e Financave po synon saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushë një automjet për t’u konsideruar automjet luksi.
Aktualisht në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, përcakton se “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:
-Cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose
-Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.
Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.
Kështu për shembull, nëse një automjet është blerë 60 000 euro, një vit më pas do të vlejë dhe paguajë taksa për 54 000 euro dhe kështu me radhë, vitin e dytë për 48 600 euro etj.
Praktikisht, sipas kësaj formule, brenda pak vitesh nëse kanë motor më të vogël se 3000 cc, makina e konsideruara si të luksit për shkak të çmimit do të dalin nga ky regjim. Kjo është lehtësia më e madhe që qeveria i bën pasanikëve të këtij vendi.
Ministria e Financave shpjegoi se ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me uljen vit pas viti të vlerës se mjeteve të klasifikuara si mjete luksi. Të tilla kërkesa-padi apo ankesat nga pronarët e mjeteve për çmimin e mjetit, janë një numër i konsiderueshëm, fakt ky i cili ngarkon me kosto financiare që rëndojnë statusin e DPSHTRR-së, si person juridik, publik, i cili vetëfinancohet.
Diskutime rreth kësaj post