Deputeti, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Alibeaj është shprehur se opozita kreu detyrimin politik duke marrë pjesë në proces. Më tej ai tha se humbi mundësia për të pasur një president mbi palët.
“Bëmë detyrën tonë politike morale dhe kushtetuese për t’i dhënë vendit një president mbi palët. Morëm pjesë në proces, ofruam rregullat e lojës por ju e patë fare qartë në momentin ku ofruan rregullat, u pa qartë që nga ana e Ramës, ndodhi ajo që do të bëjë gjithmonë të mos mbajë fjalën, ai u tërhoq. Është detyrë e opozitës që për të mos e çuar vendi në një pozitë për të zgjedhur presidentin në mënyrë të njëanshme, kjo kërkon si element të domosdoshëm pjesëmarrjen si detyrim politik. Ajo që Rama ka thënë është se humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Mazhoranca nuk mori pjesë në proces, vetëm në morëm pjesë. Nëse do të ecnim me kandidatura të njëanshme, do të ishte përsëri president i njëanshëm. Qëllimi nuk ishte për të ecur me axhendë të njëanshme. Duhet të ishte një president i përbashkët dhe ne caktuam axhendën. Ishte ideja të zgjidhej një president mbi palët.’- tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post