Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pas prezantimit të paketës Speciale Anti-KÇK. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u ka dhënë përgjigje zërave kritik të kësaj pakete, të cilët janë shprehur se kjo paketë ndikon negativisht në reformën në drejtësi.
Rama shprehet se kjo është paketa më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këto 30 vite, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri shprehet gjithashtu se kjo paketë do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë, ndërsa shton; “S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma”
Reagimi i Ramës:
“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma! Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”, ka përfunduar Rama./Opinion
Diskutime rreth kësaj post