Kreu i PD Lulzim Basha ka folur përsëri për takimin online me komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel, në një konferencë të organizuar nga Universiteti Modul i Austrisë.
Basha thotë se nuk e kuptoi reagimin e kryeministrit Rama, ndërsa thekson se ndërhyrja sipas Bashës nuk ishte në favor të tij por në favor të shqiptarëve.
“Dje kam pasur nje takim me komisioneren qe u zemrua pak kryeministri i cili tha se është ndërhyrje në punët e brendshme. është ndërhyrje në punë të brendshme por jo në favor tim por në favor te shqiptareve”.- shrehet Basha.
Ndërkaq Basha e pranoi se këtë takim nuk e kishte organizuar ai por universiteti Modul.
Diskutime rreth kësaj post